Shefi Ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk shiti 6.9 miliardë dollarë aksione në prodhuesin e automjeteve elektrike.
Kjo, duke thënë se fondet mund të përdoren për të financuar një marrëveshje të mundshme me Twitter-in nëse ai humbet betejën ligjore me platformën e mediave sociale.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”, duke cituar statusin e Musk.
“Në rast (shpresojmë me pak gjasa) se Twitter detyron që marrëveshja të mbyllet *dhe* disa partnerë të kapitalit nuk arrijnë, është e rëndësishme të shmanget një shitje emergjente e aksioneve të Tesla-s”, tha ai në një postim në Twitter të martën vonë.
Musk në fillim të korrikut prishi marrëveshjen e tij të 25 prillit për të blerë Twitter për 44 miliardë dollarë.
Twitter ka paditur Musk-un për ta detyruar atë të përfundojë transaksionin.
Kjo, duke hedhur poshtë pretendimin e tij se ai ishte mashtruar në lidhje me numrin e profileve spam në platformën e mediave sociale.
Musk është personi më i pasur në botë.
Ai shiti 8.5 miliardë dollarë aksione të Tesla-s në prill dhe deklaronte asokohe se nuk kishte planifikuar shitje të mëtejshme.
Musk shiti rreth 7.92 milionë dollarë aksione midis 5 dhe 9 gushtit, sipas dosjeve të shumta.
Ai tani zotëron 155.04 milionë aksione Tesla ose pak më pak se 15 për qind të prodhuesit të automjeteve sipas llogaritjeve të “Reuters”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit