![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/08/FB_IMG_1568108337168.jpg)
“Paraja duhet të shpenzohet – duke kursyer kryeministri Kurti dëmton Kosovën”, vlerëson kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli.
Sa i përket proklamimit të rritjes ekonomike, Pacolli vlerëson që në mënyrë që ajo të jetë reale – duhet të jetë e dëshmueshme në tri shtylla.
“E para janë investimet publike dhe rritja e shportës së konsumatorëve e që një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Nuk ka të hyra për kokë banori dhe kursimet të cilat janë nuk mund të konsiderohen rritje ekonomike dhe duke kursyer zotëri Kurti po dëmton shumë Kosovën”, ka thënë ai për “ekonomia-online”.
“Paraja duhet të shpenzohet në momentin e duhur aty ku duhet dhe të shpenzohet për të mirën e qytetarëve. Apeloj te kryeministri Kurti që sa më parë të konsumohet buxheti i Kosovës dhe të rregullohet tradita për ndërtimin e infrastrukturës”.
Në lidhje me inflacionin e lartë në vend, ish-ministri i jashtëm thotë se “nuk i ka fajet qeveria” ngase një situatë e tillë “është globale”, por shton se “menaxhimi ka mundur të jetë më i mirë”.
“Mendoj se disa hallka në menaxhimin e situatës në Kosovë mungojnë dhe këto rritje të çmimeve kanë mundur të amortizohen ndryshe që Kosova mos të përjetojë aq rëndë këtë gjendje”, është shprehur mes tjerash Pacolli.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj
-
Gërvalla, presidentit të Komitetit të Ministrave të KiE-së: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim
-
LDK: Edhe një vendim anti-kushtetues i Qeverisë
-
Partitë kryesore spanjolle kundërshtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Lajmet kryesore
-
Zbardhen bisedat e skemës abuzive te Onkologjiku: Mjekët dërgonin pacientët te privati, ilaçet për tumorin i çonin nëpër farmaci
-
BSH: Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme rritje me 71%
-
18 milionë dollarë investime nga fondet “e qëndrueshme” të rregulluara nga BE shkojnë për ndotësit më të mëdhenj
-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj