Komisioni Evropian (KE) aprovoi me 29 dhjetor një tjetër ndihmë financiare prej 73 milionë Eurosh, për të rimbursuar kompaninë ajrore italiane, Alitalia.
Për shkak të kufizimeve nga COVID-19, Alitalia ka pësuar humbje të mëdha në rrugët ndërkombëtare dhe ato ndërkontinentale.
Fondet do të jepen në formën e një granti të drejtpërdrejtë prej 73.02 milionë Eurosh. Kjo ndihmë korrespondon me shumën e vlerësuar të dëmit të shkaktuar ndaj Alitalia-s gjatë pandemisë, nga mesi i muajit qershor deri në muajin tetor.
Mbështetja financiare e KE-së, vjen pas vendimit të marrë më 4 shtator, për të subvencionuar me 199.45 milionë Euro Alitalian, për dëmet e pësuara nga 1 marsi 2020 deri më 15 qershor, për shkak të kufizimeve dhe masave të qeverisë italiane dhe të vendeve të tjera të destinacionit, për të kufizuar përhapjen e koronavirusit./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rishfaqet qyteti shekullor teksa diga e Filipineve thahet gjatë valës së të nxehtit
-
Të ardhurat e Apple bien më pak nga sa pritej, pavarësisht fillimit të vështirë të vitit
-
14 ditët e fundit të regjistrimit të popullsisë – 1 milionë qytetarë u regjistruan
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA