Dhjetëra emigrantë janë burgosur në Marok pasi tentuan të kalonin në territorin spanjoll muajin e kaluar.
Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “Euronews”.
Gjykata në Nador dënoi 33 persona me 11 muaj burg secili.
Këto, për tentativën vdekjeprurëse të kalimit në enklavën spanjolle të Melilla-s.
Të paktën 23 persona u vranë në një “rrëmujë” kur qindra emigrantë u përpoqën të kalonin kufirin e Afrikës Veriore më 24 qershor.
Rreth 133 persona e kaluan me sukses kufirin.
Autoritetet thonë se të dyshuarit ishin të gjithë nga Afrika Sub-Sahariane.
Shumica prej tyre kishin udhëtuar nga Sudani dhe Çadi.
Përveç dënimeve me burg, të gjithë ata u urdhëruan të paguanin një gjobë prej 4 mijë dirhemë (379 euro).
Vendimi është etiketuar “shumë i ashpër” nga Shoqata Marokene për të Drejtat e Njeriut (AMDH) dhe OJQ të tjera.
Një gjyq i dytë i 29 migrantëve për tentativën e kalimit masiv është shtyrë për më 27 korrik.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com