Lajme

AKI-ja dhe KFOR-i po punojnë për prangosjen e kriminelëve në veri, thotë Dugolli


“Agjencia Kosovare e Inteligjencës në bashkëpunim me KFOR-in janë duke punuar për kapjen e kriminelëve në veri të Kosovës”, tha deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli në RTV Dukagjini.

Ai ka theksuar se sulmet ndaj policëve mund të jenë të orkestruara nga nënkryetari i Listës Serbe, i cili është edhe në kërkim, Milan Radojçiç.

“Paralajmërimi që e dha si rrufe, krye krimineli i kërkuar, ishte sinjal që ai do të mobilizojë këta njerëz, që merren me korrupsion dhe kontrabandë, sulmet mund të jenë të orkestruara. Por, dy persona janë ndalë, njëri është në paraburgim tjetrin prokuroria e ka liruar”, tha Dugolli.

Megjithatë, ai thotë se njerëzve të Radojeçiç-it i është zbehur ndikimi në veri të Kosovës.

“Dihet botërisht se ata kanë fletarrest, prandaj kurdo që dihet për lokacionin e tyre do të arrestohen, ka një ndryshim të madh të gjendjes, po këta dy kriminel që janë me aktakuza, që janë marrë me krim të organizuar. Prej zyrave që shëtisnin në zyrat e qeverisë, tash ju kanë mbet rrugët malore, vetëm ndonjë fotografi mund ta bëjnë”.

Të dielën e 17 korrikut, pesë zyrtarë policorë në veri të vendit kanë pësuar lëndime trupore gjatë ndjekjes së krimit të organizuar dhe kontrabandës..

Duke mos zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë për tu ndalur, një kamion ka goditur veturën e policisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore