Mehaj për sulmin ndaj policëve në veri: Rrezikimi i jetës së tyre në krye të detyrës, na bën krenar
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, është shprehur mirënjohës për angazhimin e Policisë së Kosovës për sigurinë e vendit.
Ai përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, e konsideruar sulmin e fundit që iu bë policisë si nder dhe krenari e të gjithëve.
“Në emrin tim, Ministrisë së Mbrojtjes dhe gjithë ushtarakëve të FSK-së shprehim mirënjohjen maksimale për policët tanë, gra e burra heroik, gardianë të sigurisë dhe rendit tonë publik, si dhe luftëtarë të pakompromis në zbatimin e ligjit”.
“Rasti i fundit, kur duke rrezikuar edhe jetën e tyre dhe qëndruar fuqishëm në krye të detyrës, kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, na bënë shumë nder dhe krenar të gjithëve, krahas përgjegjësisë së të gjithëve që të përkrahim fuqishëm Policinë tonë”, ka shkruar Mehaj.
Gjithashtu, ai u ka uruar shërim të shpejtë policëve të lënduar gjatë operacionit të së dielës.
“Policëve të lënduar gjatë operacionit të fundit, u urojmë shërim sa më të shpejtë dhe kthim në detyrat, shërbimin dhe misionin e tyre të shenjtë”.
Të dielën e 17 korrikut, pesë zyrtarë policorë në veri të vendit kanë pësuar lëndime trupore gjatë ndjekjes së krimit të organizuar dhe kontrabandës..
Duke mos zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë për tu ndalur, një kamion ka goditur veturën e policisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bardiqi jep dorëheqje nga Bordi Drejtues i ShSKUK-së
-
Shqipëria drejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit
-
Selmanaj për aferën me ambalazhues: Aliu nga konfuziteti tha shumë të pavërteta – është në siklet të madh
-
Propozimi për Tribunal Ndërkombëtar, Osmani: Skandaloze, flet për mentalitetin hakmarrës të VMRO-së
Lajmet kryesore
-
Ali Ahmeti ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës, Rama: Është ndër shqiptarët më të mirë të historisë kombëtare
-
‘Kuvendi shkeli ligjin për votën e Diasporës’, Alibeaj: Çështja duhet të shkojë në SPAK
-
Versioni i Trump: Sërish dhunë nëse nuk fitoj? Varet
-
Shqipëria drejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit