Një atentat ku të vrarë mbetën tre persona, rroku vëmendjen e mbarë opinionit publik të dielën e 17 korrik.
Teksa ende po punohet për zbardhjen e plotë të krimit dhe kapjen e autorëve, emri, i cili më së shumti ra në sy, ishte ai i Brilant Martinajt, person familjar shumë i afërt me Ervis Martinajn, një prej emrave më të kërkuar nga Policia shqiptare.
Brilanti ishte vetëm 22-vjeçar, por mbi supet e tija rëndonin dy akuza shumë të rënda, të cilat e kishin kthyer edhe në një person të shumëkërkuar nga Policia e Shtetit dhe gjithashtu nga Interpoli, pasi ishte shpallur person në kërkim.
Dy vrasje, mendohet se kanë pasur implikimin direkt të Brilant Martinajt. Të dy vrasjet, ndaj dy efektivëve të Policisë.
I pari, është rasti i ish-efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela, i cili është ekzekutuar nga Brilant Martinaj më 29 dhjetor 2021.
Po ashtu, Martinaj mendohet se ka vrarë edhe ish-policin Xhelal Reçi, në Laç, përpara një banke të nivelit të dytë, në nëntor 2021.
Fati i tij ndërkaq ishte fati i shumë prej miqve të Martinajt, të cilët kanë mbetur të vrarë në atentate tepër të ngjashme për nga organizimi me këtë të fundit në Fushë-Krujë.
Personi i fundit i ekzekutuar, së bashku me një mikun e tij në zonën e Astirit, ishte Erigers Mihasi, më 13 nëntor 2021.
Autorët e vrasjes së tij ende nuk janë gjetur dhe stili i vrasjes, është thuajse identik me atentatin ndaj Brilant Martinajt.
Por, nëse është e njëjta dorë që po godet, kjo gjë ende nuk dihet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
8 orët e ankthit të Erion Veliajt në SPAK
-
Amnistia Penale, PD kërkesë për interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë
-
Kampet pro-palestineze, Policia arreston qindra studentë të universiteteve amerikane
-
Sela për Taravarin: Nga politika po largohet jo si një politikan në shërbim të kauzës shqiptare, por si shërbyes deri në frymën e fundit të kauzës së Micksoki-t