Administrata e presidentit amerikan Joe Biden po diskuton një heqje të mundshme të ndalimit të shitjes së armëve sulmuese amerikane në Arabinë Saudite.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”, duke cituar burimet e saj.
Çdo vendim pritet të varet kryesisht nga fakti nëse Riyadh-i zyrtar konsiderohet se ka bërë mjaftueshëm për të gjetur një zgjidhje politike për konfliktin e Yemen-it.
Zyrtarët e lartë sauditë kanë këmbëngulur që homologët e tyre amerikanë të braktisin politikën e tyre për të shitur vetëm armë mbrojtëse në disa takime në Riyadh dhe Washington në muajt e fundit.
Diskutimet e brendshme në SHBA janë jozyrtare dhe në një fazë të hershme, pa asnjë vendim që pritet, thanë dy burime.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve, Jake Sullivan shtoi se nuk ka “asgjë në diskutim tani për të hequr këtë ndalim”.
“Reuters” shkruan se qasja e Biden-it ndaj Arabisë Saudite u zbut pas pushtimit rus të Ukrainës.
Kjo, duke nxitur Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore t’i bëjnë thirrje Arabisë Saudite, eksportuesit më të madh të naftës në botë, për të rritur prodhimin e naftës për të kompensuar furnizimet e reduktuara nga Rusia.
Menjëherë pas marrjes së detyrës në fillim të vitit të kaluar, Biden mbajti një qëndrim më të ashpër ndaj fushatës së Arabisë Saudite kundër Houthi-ve në Yemen.
Kjo, dhe në abuzime të të drejtave të njeriut, duke përfshirë vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018.
Biden njoftoi në shkurt të vitit 2021 fundin e mbështetjes së SHBA-ve për operacionet sulmuese në Yemen, duke përfshirë “shitjen e duhur të armëve”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com