Lajme

Aksident në Gjakovë, vdes një person


Një 49-vjeçar ka vdekur pas një aksidenti i cili ka ndodhur në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë këtë të diele.

Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe ambulanca ka dalë në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull/kosovar lindur në vitin 1973. Bazuar në hetimet e para dyshohet se viktima, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës me automjetin e tij është vetaksidentuar”, tha Elezaj.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa një person ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës ku ishte duke u trajtuar.

Burri nga Podujeva ishte lënduar aksidentalisht më datën 23 qershor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore