“28 degë të Partisë Socialiste do të drejtohen nga gra dhe vajza”.
Këtë e bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, fill pas mbledhjes së kryesisë pasditen e 1 korrikut, ku theksoi se gjysma e degëve do të drejtohen nga gra dhe vajza.
Duke bërë një rezyme të të gjithë procesit Gjiknuri deklaroi se kandiduan 561 persona për tu zgjedhur në një nga 61 degët e PS-së.
“561 kandidatë shprehen vullnetin dhe prezantuan platformën e tyre për kryetar dege. 33.2% prej tyre ishin gra dhe vajza”, tha Sekretari i PS-së.
Ai vijoi se i gjithë procesi është përshëndetur nga kryesia.
“Për herë të parë dëgjuam kandidatë dhe me vullnetin e tyre dolën përballë anëtarësisë. Kjo është një formë e re e demokracisë dhe e komunikimit”, ravijëzoi Gjiknuri.
Ndërkaq kryebashkiaku Erion Veliaj është rizgjedhur në krye të selisë së degës së PS-së në Tiranë.
Nga ana tjetër Gjiknuri shtoi se hapi i dytë është procesi i zgjedhjes së sekretarëve të partisë. Kjo për të përmbushur edhe pjesën organizative.
Sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi, teksa prezantoi emrat e zgjedhur ai u shpreh se në tre bashki do të përsëriten zgjedhjet sërish. Konkretisht në Has, Himarë dhe Roskovec.
Sipas tij kjo ka ardhur për shkak të se kandidatët nuk përmbushnin kriteret.
“Në korrik do të hapet sërish procesi për të zgjedhur kandidatët e rinj. Kishte pjesëmarrja por nuk kishte kualitetin e nevojshëm”, tha Klosi gjatë fjalës së tij.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë
-
Meta paralajmëron të tjera dosje të nxehta nga SPAK, më të mëdha se “5D” e Bashkisë Tiranë
-
Ngrihet Kryesia Ekzekutive e Partisë së Lirisë
-
Shqipëria drejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit
Lajmet kryesore
-
Kearns kërkon të publikohen të gjeturat e sulmit në Banjë, kërkon që Kosovës mos t’i bëhet presion për Asociacionin
-
Gjykata Evropiane vendos: EncroChat dhe SkyECC nuk cilësohen prova
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë
-
Kryeziu tenton t’ia “ilustrojë” Stanos “de-përshkallëzimin” në veri: Prandaj, masat duhet të hiqen