Shqipëria

Rama mbledh Kryesinë për kryetarët e rinj të degëve


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste ka thirrur një mbledhje kryesie për të zgjedhur kryetarët e degëve.

Mbledhja ka nisur në orën 17:00 në ambientet e brendshme të Partisë Socialiste.

Në këtë mbledhje fokusi do të jetë te zgjedhja e kryetarëve të degëve të PS-së në rrethe.

Socialistët do të vendosin për kryetarët e rinj të degëve në 61 bashki.

Këta të fundit u shkarkuan nga Kongresi i Partisë Socialiste më 9 prill.

Rama bëri me dije më herët se interes për të aplikuar për kryetarë dege shprehën 561 kandidatë.

Ndërkohë, në rang kombëtar, pjesëmarrja e vajzave dhe grave është 33.2 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore