Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përdori një krahasim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe “Bruksel-it zyrtar” gjatë fjalës së tij para mediave.
“Iu them që Vladimir Putin është shumë sëmurë, por ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm”, theksoi Rama pas përfundimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Ai shtoi se tema kryesore e mbledhjes ishte Maqedonia e Veriut.
Kjo, edhe pse 17 vjet më pas është ende në pritje si kandidate për çeljen e bisedimeve.
“Ndryshoi emrin, por nuk bëri dallim. Imagjinoni Francën të ndryshojë emrin”, tha Rama.
Sipas tij, Shqipëria është prej tetë vitesh në pritje.
“Çështja e Bullgarisë është një turp, Një vend i NATO-s që merr peng një vend tjetër të NATO-s”, ravijëzoi sërish Rama.
Kryeministri u angazhua se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë lëvizur dhe do lëvizin për të ringjallur këtë frymë të Evropës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
EURO U-19/ Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues
-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla
-
Avokati i Popullit nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së gazetarëve, në ditën e lirisë së shtypit
-
Presidenti Begaj shpallet ‘Qytetar Nderi’ i arbëreshëve të Kalabrisë