Kylian Mbappe dëshironte të tërhiqej nga Kombëtarja e Francës, pasi dështuan të kalonin Zvicrën gjatë raundit të 16-ve në Euro 2020.
Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, në një intervistë për “Le Journal Du Dimanche” shpjegoi historinë e superyllit të PSG-së.
“Ai ishte i zemëruar, nuk donte të luante më për kombëtaren franceze”, tha Le Graet.
“Kylian është një fitues dhe ai ishte shumë i frustruar pas eliminimit, si të gjithë ne”, vijoi ai.
Mbappe ishte lojtari që humbi penalltinë vendimtare përballë Zvicrës në ndeshjen e luajtur më 28 qershor në “Arena Nacional” të Bukureshtit, e cila iu dha mundësinë kundërshtarëve të kalonin në raundin tjetër.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog