Sirenat ranë në Eilat dhe disa pjesë të Jerusalemit të dielën mbrëma, për shkak të një sulmi kibernetik ndaj sistemeve lokale të alarmit publike, njoftoi të hënën Komanda e Frontit të Brendshëm të Izraelit, përcjell Albanian Post, në atë që po hetohet si një sulm i mundshëm iranian.
Sirenat paralajmërojnë izraelitët për sulme me raketa dhe autoritetet lokale në Jerusalem dhe në qytetin Eilat të Detit të Kuq u udhëzuan të qëndrojnë në gatishmëri të lartë.
Deklarata e Komandës së Frontit të Brendshëm bëri me dije se sirenat e së dielës në mbrëmje erdhën nga sistemet civile lokale të alarmit dhe jo nga sistemi kombëtar.
Deklarata shtoi se autoritetet do të merrnin menjëherë masa mbrojtëse për këto sisteme pas sulmit.
Viti i kaluar ka parë një rritje të sulmeve kibernetike të dyshuara iraniane ndaj Izraelit, si dhe rritje të përpjekjeve të Iranit për të tërhequr agjentë të rinj kundër Izraelit.
Muajin e kaluar u zbulua se Irani u përpoq të përdorte llogari të rreme në Facebook dhe WhatsApp për të mbledhur të dhëna për izraelitët.
Dhe në fillim të vitit 2022, katër gra izraelite u akuzuan si operative të inteligjencës iraniane, me të cilët ishin në kontakt përmes WhatsApp dhe Facebook.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vetëm SHBA-të mund ta ndalojnë sulmin e Izraelit në Rafah, thotë presidenti palestinez
-
Ora e xhepit e pasagjerit më të pasur të Titanikut shitet me çmim rekord
-
Haxhiu: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës hapë rrugë për adresimin e krimeve të luftës
-
Tritol banesës së gjyqtarit, reagon ministri i Drejtësisë
Lajmet kryesore
-
Meloni mbron publikisht Ramën dhe shqiptarët: U linçuan nga Rai vetëm sepse donin të ndihmonin Italinë
-
Tritol banesës së gjyqtarit, reagon ministri i Drejtësisë
-
Macron dëshiron të hapë debatin mbi parandalimin bërthamor evropian
-
Pas Prizrenit, më 2 maj edhe Tirana e dekoron Ali Ahmetin me titullin “Qytetar Nderi”