Rusia fitoi gati 100 miliardë dollarë nga eksportet e naftës dhe gazit.
Kjo, gjatë 100 ditëve të para të luftës në Ukrainë, sipas një raporti të Qendrës së pavarur për Kërkimin për Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA).
Lajmin e bëri të ditur transmetuesi britanik BBC.
Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe janë ndër shtetet, të cilat janë zotuar të shkurtojnë importet ruse.
BE-ja përbënte 61 për qind të importeve ruse, me vlerë të përafërt 59 miliardë dollarë.
Në përgjithësi, eksportet e naftës dhe gazit rus janë në rënie.
Sipas BBC-së, të ardhurat e Moskës nga shitja e energjisë kanë rënë gjithashtu.
BE-ja planifikon të ndalojë importet ruse të naftës që vijnë nga deti deri në fund të vitit 2022, gjë që do të shkurtonte importet me dy të tretat.
Në mars, blloku u angazhua gjithashtu për të reduktuar importet e gazit nga Rusia me dy të tretat brenda një viti.
Ndërkohë, SHBA-të kanë shpallur ndalimin e plotë të importeve ruse të naftës, gazit dhe qymyrit.
Mbretëria e Bashkuar do të heqë gradualisht importin e naftës ruse deri në fund të vitit.
Raporti i CREA zbulon se embargoja e planifikuar e BE-së mbi naftën ruse do të ketë një ndikim të rëndësishëm.
India renditet mes vendeve të cilat po rrisin pjesën e tyre në eksportet totale të papërpunuara të Rusisë.
Vende të tjera që rritën importet e karburantit rus përfshinin Francën, Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite, thuhet në raport.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com