“Janë katërfishuar kapacitetet e pritjeve në Berat gjatë tetë viteve të fundit”.
Kjo është deklarata e kryeministrit Edi Rama në një takim me qytetarët e Beratit.
“Rilindja Urbane ka dhënë efekte të dukshme. Janë sot 350 dhoma më shumë për pritjen e turistëve. Gjatë periudhës 2014-2020, ka pasur 500 mijë vizitorë. Plot gjysmë milioni vizitorë”.
Sipas kryeministrit, “kjo gjë do të ishte e pamundur nëse nuk do të ishte plani konkret i qeverisë”.
Përsa i përket vaksinimit, për kreun e qeverisë, “situata ka qenë dëshmi e përkushtimit dhe të punës”.
“Mandati ynë i dytë është një mandat që dëshmon forcën e karakterit për të mos u përkulur përpara goditjeve”.
Kështu i ka cilësuar Rama sfidat dhe vështirësitë që qeveria ka ndeshur gjatë katër viteve të fundit në pushtet.
Ai ka ritheksuar se “vaksinimi i personelit shëndetësor përfundon brenda gjysmës së parë të marsit”. “Po sigurojmë dozat e nevojshme jo për të ruajtur ritmin, por për ta përshpejtuar atë”.
Kryeministri nuk është lëkundur për qëndrimin e tij ndaj bashkësisë evropiane.
“Shqipëria si vend i vogël, nuk u përfshi në skemën e shpërndarjes së vaksinave. Për shkak të kësaj, kishim një sfidë më të madhe. Sot gjithsesi, jemi përpara 140 vendeve që nuk e kanë filluar ende vaksinimin”.
Ndërkohë kryeministri ka lënë të hapur mundësinë e rihapjes së fluturimeve me Britaninë e Madhe. Sipas një biznesmeni të zonës, këta të fundit janë turistët kryesorë në Berat.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Jam i gëzuar që do bashkëpunoj me një profesor si Mickoski – kemi program fantastik me VMRO-në”, Arben Taravari intervistë për Albanian Post
-
Strategji kombëtare kundër emigracionit, Balla: Synojmë të frenojmë kërkesat për azil
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
E enjtja e interpelancave – Opozita kërkon sqarime nga dy ministra