Një 30 vjeçar në Ferizaj dyshohet se mbrëmë pas mesnate, ka vrarë një bashkëmoshatarë të tij, i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga ana e Policisë së Kosovës.
Komunikata në fjalë mes tjerash bënë të ditur se një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare, kanë vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhër verbal “ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhëratë e policisë.
I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që, në një moment i kthehet zyrtarëve policor dhe njeri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit .
I dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emegjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe IPK-ja të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit lidhur me veprimet e zyrtarit policor do të marrin vendim Prokurori i rastit së bashku me IPK-në, ndërsa për veprimet tjera hetimore lidhur me vrasjen Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Operacion antidrogë në Tiranë: Lëshohen 30 urdhërarreste, ekzekutohen 25 prej tyre
-
Hamasi: Opinioni negativ për negociatat me Izraelin, por le të ecim përpara
-
Policia kritikohet për reagimin e ‘vonuar’ ndaj dhunës në “Columbia University”
-
Më shumë se 50 demokratë nënshkruajnë një letër, i kërkojnë Bidenit të parandalojë sulmin në Rafah
Lajmet kryesore
-
E enjtja e interpelancave – Opozita kërkon sqarime nga dy ministra
-
Puna e detyruar, çfarë parashikon projektligji i ri për studentët e mjekësisë
-
Pekini forcon kontrollin ndaj gjigantëve kinezë të mediave sociale
-
Biserko: Shpresoj që Kosova të bëhet anëtare e KiE-së, do ishte pozitive edhe për komunitetin serb