Sipas djalit të, Hysni Gucatit, Musli Gucati, mos reagimi i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në rastin e dënimit të babait të tij nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, me 4 vjet e gjysmë heqje lirie, le të nënkupton se i pari i ekzekutivit i është gëzuar dënimit të ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për djalin e Gucaitit, kur dënohen njerëzit e pushtetit për keqpërdorim të detyrës zyrtare, reagon i gjithë kabineti i tij, e ndërsa kur dënohen pjesëtarët e UÇK-së nuk ka asnjë reagim nga ana e tyre.
“Dy burra u dënuan vetëm pse i treguan opinionit publik bashkëpunimin e Zyrës së Prokurorit të specializuar me prokuror dhe kriminel serb ndërsa kryeministri ynë thoshte së janë filma të inskenuar por, nuk është diçka e re kjo sepse gjithmonë kryeministri aktual ka qenë kundër proceseve të mëdha historike të Kosovës”, ka shkruar Gucati në rrjetin e tij social në Facebook.
“Në emër të popullit të Kosovës, duke marrë parasysh të gjitha provat, trupi gjykues ju shpall fajtorë”.
Kështu të mërkurën e 18 majit është marrë vendimi për dënimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt nga Gjykata Speciale.
Ata janë shpallur në disa pika fajtorë, por jo edhe për pikën e aktakuzës “hakmarrje”.
Dënimi, nga gjashtë vjet sa kishte kërkuar prokuroria, është dhënë për 4 vjet burgim.
Ata u shpallën fajtorë për katër pika të aktakuzës, derisa u shpallën të pafajshëm në një pikë.
“Për arsyet e shtjelluara në aktgjykim dhe të përmbledhura më lartë dhe duke marrë parasysh të gjitha provat dhe argumentet e palëve, trupi gjykues në bazë të neneve 43 dhe 44 të ligjit dhe rregullave 158 dhe 159, 163, 165 të rregullores, ju shpall ju fajtorë për, pikën 1: pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare nëpërmjet të kërcënimit të rëndë, pika 2: Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet pjesëmarrjes në veprime të përbashkëta, pika 3: frikësim gjatë procedurës penale, pika 5: Shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehët, pika 6: shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar dhe identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur. Gjykata nuk ju shpall fajtorë për pikën 4: hakmarrje”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ka vdekur Steve Albini, producenti legjendar i Nirvana
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog
-
Shtetet e Bashkuara pezullojnë dërgimin e bombave në Izrael
Lajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog