Rama u përgjigjet kritikëve të Ballkanit të Hapur: Kjo nismë nxit paqen dhe është e ardhmja
“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit”.
Kështu e nis qëndrimin e tij kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas deklaratave të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe atij të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, të cilët vlerësuan vetëm Procesin e Berlinit, si bashkëpunimi i vetëm gjithëpërfshirës rajonal.
Për Ramën, Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse ai është e ardhmja dhe e ardhmja nuk ndalet dot.
Kryeministri shpesh ka theksuar faktin se iniciativa nuk bie ndesh me atë të “Procesit të Berlinit”.
Por, për faktin se ky i fundit po mbeste në letër, u pa nevoja për krijimin e hapjes së rajonit në të tillë mënyrë.
Disa muaj më parë ai vuri në diskutim bashkimin e tre vendeve të mbetura ballkanike në nismë.
Sipas Ramës, nuk varet nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, nëse ato u bashkohen apo jo.
Qëndrimet e Osmanit dhe Gjukanoviç
Gjukanoviç, gjatë vizitës në Kosovë, tha se iniciativa e Ballkanit të Hapur erdhi si rrjedhojë e një “momenti depresivë që kishte kapluar vendet e rajonit, në raport me integrimin e tyre në Bashkimin Evropian”.
Kjo pasi sipas tij, shtetet që janë pjesë e kësaj iniciative kishin humbur shpresat e tyre për integrim në Union.
Edhe Presidentja Osmani ishte e mendimit se Procesi i Berlinit është iniciativa e duhur për të ofruar bashkëpunimin rajonal në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Për të, Ballkani i Hapur ka dëshmuar “sidomos muajt e fundit, që do të rezultonte me hapjen e rajonit ndaj një ndikimimi më të madh të Rusisë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
E enjtja e interpelancave – Opozita kërkon sqarime nga dy ministra
-
Puna e detyruar, çfarë parashikon projektligji i ri për studentët e mjekësisë
-
Pekini forcon kontrollin ndaj gjigantëve kinezë të mediave sociale
-
Biserko: Shpresoj që Kosova të bëhet anëtare e KiE-së, do ishte pozitive edhe për komunitetin serb