Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në deklaratë për mediat bëri me dije se deputetët e opozitës do të dorëzojnë në parlament kërkesën për mocion për debat publik lidhur me “kërcënimin që bëri Edi Rama në Bruksel për ndryshimin e drejtimit nëse nuk hapen negociatat”.
Sipas tyre, kjo është deklaratë turpëruese, skandaloze, keqdashëse në dëm të së ardhmes evropiane të qytetarëve shqiptarë.
Disa nga emrat, të cilët kanë firmosur, janë vetë Berisha dhe deputetët demokratë: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Flamur Noka dhe Edmond Spaho.
Ndërsa nga Lëvizja Socialiste për Integrim kanë firmosur Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe Monika Kryemadhi.
Një ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi pas takimit me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell, se “Bullgaria ka marrë peng Maqedoninë e Veriut” dhe se Shqipëria do të ndryshojë menjëherë kurs, në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër për t’u ulur formalisht në tryezë për negociata.
Rama theksoi se është “shumë e qartë” që për Shqipërinë “opinioni është tejet pozitiv”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Lirimi nga burgu i themeluesit të Agimit të Artë zemëron antifashistët grekë
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit