Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ka vazhduar apelin e tij për lista dhe kandidatë me integritet në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një forum të organizuar nga CoPlan dhe të mbështetur nga BE-ja, kërkesa e ambasadorit ishte e qartë për lista të pastra. “Pres që partitë politike të ndjekin rekomandimet e organizatave e shoqërisë civile për propozimet e tyre”, tha Soreca.
“Krerët e partive politike kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për të garantuar lista të pastra. Shqipëria meriton ligjvënës që do të mbështesin reformën e agjendës së BE-së kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Kjo thirrje e Soreca-s ka ardhur edhe gjatë vizitës së Komisioneres për Çështjet e Brendshme në BE, Ylva Johansson. Kjo e fundit theksoi rëndësinë e madhe të kandidatëve me integritet.
Të njëjtën thirrje e mbështeti edhe vetë Soreca. “Sistemi demokratik nuk duhet ta lërë këtë iniciativë jashtë vëmendjes”.
Këto thirrje janë në vazhdën e çështjes së ngritur nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, mbi deputetin Tom Doshi. Ambasadorja ka kërkuar që Doshi të mos përfshihet në qeveri në rast rizgjedhje në votimet e ardhshme.
Kjo nxiti replikën e kryeministrit Rama, i cili cilësoi se “ambasadorja amerikane nuk ka nevojë t’i kujtoje detyrën e tij”. “Unë e di shumë mirë detyrën time karshi ligjit dhe popullit”.
Ambasadorja Kim do t’i drejtohej Twitter-it për të sqaruar gjithë çështjen. “Unë dhe kryeministri Rama jemi mirëkuptuar për çështjen. Ai vetë më rikujtoi se e ka hequr personin e përmendur vetë nga Partia Socialiste”.
Tashmë që gjendemi pranë zgjedhjeve, presioni po shtohet ndaj partive dhe përzgjedhjes së kandidatëve të tyre. Nga BE-ja ka pasur thirrje të vazhdueshme mbi integritetin e kandidatëve.
Takimi me Celibashin
Ambasadori ka takuar gjithashtu Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të diskutuar mbi 25 prillin. “Folëm mbi përgatitjet për 25 prillin”, shkruan Soreca. “Zgjatja e vlefshmërisë së letërnjoftimeve, identifikimi biometrik, vota e diasporës dhe ajo elektronike u diskutuan”.
Ambasadori ka bërë gjithashtu me dije se ndër temat e prekura, ka qenë pikërisht ajo e dekriminalizimit. Numërimi i votave ka qenë sërish temë diskutimi.
Ndërkohë për 24 shkurtin, ambasadori ka lajmëruar një takim që do të zhvillojë KQZ me krerët e misioneve evropiane në Shqipëri.
Agjenda nuk është bërë e ditur, por mendohet se çështjet e lartpërmendura do të jenë temë diskutimi. Mbi të gjitha, vota e diasporës. Nuk ka ende një zgjidhje përfundimtare për këtë çështje. Fundi i shkurtit është afati i fundit për të vendosur mbi të.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tragjedia e Gërdecit, Mediu sërish kërkesë për marrjen e dëshmisë së shtetasve amerikanë
-
Zhupa: Rezultatet e PISA-s, këmbanë alarmi – Manastirliu: Performanca u ndikua nga disa faktorë
-
Dhunohet efektivi i burgut të Fierit, u godit me sende të forta nga një person i maskuar
-
Interpelanca/ Salianji: Situata e kriminalitetit është e rëndë, Balla: Në vitin 2023 niveli më i ulët i vrasjeve
Lajmet kryesore
-
“Jam i gëzuar që do bashkëpunoj me një profesor si Mickoski – kemi program fantastik me VMRO-në”, Arben Taravari intervistë për Albanian Post
-
Interpelanca/ Salianji: Situata e kriminalitetit është e rëndë, Balla: Në vitin 2023 niveli më i ulët i vrasjeve
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
Sulmet e Metës dhe paraqitja e Veliajt në SPAK, Gonzato: Nuk komentojmë hetimet, por e mbështesim prokurorinë