Sulmuesi i Inter-it ka bërtitur pas shënimit të golit të tretë me Milan-in, përpara se shokët t’i suleshin për ta përqafuar.
E dëshironte këtë gol në derbi, nuk i mjaftonte asisti për golin e parë të Lautaro. Dhe kështu Lukaku, pasi shënoi golin e tretë të Interit kundër Milanit, duket sikur bërtet: “Unë jam më i miri, unë, unë, ta thashë dreqin…”. Padyshim që këto janë fjalë të shqiptuara gjatë garës dhe për këtë arsye nuk mund të dëgjohen qartë, madje nuk është e qartë se kujt do t’ia kishte drejtuar këtë britmë. Por sigurisht, sa i përket performancës, Lukaku fitoi gjithashtu dhe derbin shumë personal kundër Ibrahimovic, i cili rezultoi një anonim, që doli nga fusha në minutën e 75-të.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Jam i gëzuar që do bashkëpunoj me një profesor si Mickoski – kemi program fantastik me VMRO-në”, Arben Taravari intervistë për Albanian Post
-
Strategji kombëtare kundër emigracionit, Balla: Synojmë të frenojmë kërkesat për azil
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
Gazetarët në protestë para Kuvendit për lirinë e shtypit