Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, ka deklaruar se ka më shumë se 10 mijë ushtarë rusë pranë Mariupol-it.
“Ata (ushtarët ukrainas) ende po luftojnë dhe po zmbrapsin (forcat) – më shumë se 10 mijë ushtarë rusë janë afër Mariupol-it”, u shpreh fillimisht Reznikov.
Këta të fundit, sipas zyrtarit ukrainas, po përpiqen të pushtojnë qytetin-port.
Reznikov e zbuloi këtë para gazetarëve të huaj, gjatë një vizite në Gostomel.
Videoja e takimit është publikuar në faqen e Facebook-ut të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Kreu i departamentit ukrainas vuri në dukje se ushtarët ukrainas vazhdojnë të mbrojnë Mariupol-in.
Kryetari i Bashkisë së Mariupol-it, Vadym Boychenk, theksoi se situata në Mariupol është e vështirë, por qyteti mbetet “ukrainas”.
Pak ditë më parë, lindën dyshime për përdorimin e armëve kimike në qytetin-port.
Kjo, pasi u hodh një lëndë helmuese me origjinë të panjohur në Mariupol, përmes një droni.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kandidatja e ekstremit të djathtë në Francë tërhiqet nga gara, pas fotos me kapelen naziste
-
Kasami i përgjigjet Dimitrievski-t: S’jeni ju që përcaktoni kur dhe si përdoret flamuri shqiptar
-
Afër 2 mijë qytetarë konvertuan patentë shoferët në RKS
-
Ekstradohet nga Franca kosovari i dënuari për 2 vepra penale
Lajmet kryesore
-
Presidenca franceze: Për Kadarenë shkrimi ishte luftë, jetoi dhe krijoi si njeri i lirë në Shqipërinë e diktaturës
-
Dekriminalizimi/ PD kërkesë SPAK: Verifiko figurën e kryebashkiakut të Malësisë së Madhe
-
Zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar, pse Nigel Farage do të vendosë gjithçka (edhe këtë herë)
-
Nisin takimet në Bruksel