Në Kolegjin e Posaçëm të Apelit (KPA) të martën e 12 prillit ka nisur seanca ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.
KPA-ja theksoi se është marrë vendimi për rihapje të hetimit gjyqësor, si dhe janë pranuar provat shtesë.
“Pasi dëgjuam parashtrimin e Komisionerit Publik e atë të subjektit të rivlerësimit, vendosëm të rihapim hetimin e të merren provat e depozituara nga Imeraj”.
Shkalla e parë e Vetting-ut e konfirmoi në detyrë Elisabeta Imerajn në prill të vitit 2021, me arsyetimin se përmbush të tre kriteret.
Por, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisioneri Publik kërkojnë shkarkimin nga detyra të kryeprokurores së Tiranës, me pretendimin se nuk përmbush asnjërin nga kriteret.
Imeraj konfirmua në detyrë nga KPK-ja dhe është përballur me kundërshti të forta nga OMN, dhe Komisioneri Publik.
Gjatë seancës, ku Imeraj përfaqësohej nga një avokat i dhomës së avokatisë së Strasbugut, kanë dalë në dritë fakte të paprecedenta të procesit ndaj saj.
Sipas fakteve, ajo ka qenë e paragjykuar, qoftë për origjinën e saj, qoftë për fisin e bashkëshortit.
Në disa SMS, që ka lexuar përpara KPA, Imeraj ka thënë se komisionerja e shkallës të parë Genta Bungo, kërkonte shkarkimin e prokurores së Tiranës për shkak se ishte “maloke”, duke iu referuar origjinës së saj nga Tropoja.
ONM-ja, vitin e kaluar, u ka paraqitur komisionerëve publikë, rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për të tria kriteret e rivlerësimit.
Ata kanë ankimuar vendimin e KLP-së për hedhjen poshtë të akuzave të ngritura nga përfaqësuesi i tyre, Theo Jacobs, ndaj prokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Më herët Jaboc, gjatë një seance dëgjimore ndaj Imerajt, e akuzoi atë për “ndikim të paligjshëm në procesin e rivlerësimit”.
Gjithashtu, ai në seancë u shpreh se kolegu i tij, tashmë i larguar nga ONM-ja, ishte përndjekur nga Imeraj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
E enjtja e interpelancave – Opozita kërkon sqarime nga dy ministra
-
Puna e detyruar, çfarë parashikon projektligji i ri për studentët e mjekësisë
-
Pekini forcon kontrollin ndaj gjigantëve kinezë të mediave sociale
-
Biserko: Shpresoj që Kosova të bëhet anëtare e KiE-së, do ishte pozitive edhe për komunitetin serb