Të gjithë jemi të vetëdijshëm që në çantën e një femre gjendet pothuajse gjithçka. Por ajo që nuk mungon kurrë është kuleta e makeup-it. Në të përfshihet çdo gjë kur behët fjalë për bukurinë e sigurisht përdoren për çdo të papritur.
Më poshtë janë disa nga produktet e nevojshme.
Ujë micelar
Aplikoni ujin micelar, sepse ka veti të shkëlqyera. Ai e bën fytyrën të duket më e freskët, më e gjallë dhe plot jetë. Ndaj, është mirë të përdoreni tonikun në mëngjes dhe në darkë përpara se të flini.
Serumi i fytyrës
Mos gaboni të dilni kurrë pa aplikuar serumin në fytyrën tuaj. Ai ju siguron një hidratim 24 orë duke e lënë lëkurën të butë, plot shkëlqim dhe më të re.
Parfumi
Dimri është sezoni kur ne guxojmë me aromat e forta. Në këtë periudhë, jemi më të prirë ndaj aromave ekzotike dhe orientale, të cilat të nxitin dëshirën për pushime. Këtë vit, janë në tendencë aromat e forta, ekzotike, prandaj parfumet dimërore janë shumë joshëse. Aromat ndjellëse bëjnë kontrast me ftohtësinë e natyrës, duke ju dhuruar butësi dhe delikatesë. Pra, zgjidhni një aromë të ëmbël që t’ju ngrohë në këto ditë të ftohta dimri.
Sigurisht, detajet si rimeli apo buzëkuqi jemi të bindur që nuk i harroni vetë!
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Keith Urban ende përpiqet ta impresionojë Nicole Kidman-in me koncertet e tij
-
Policia po heton të shtënat ndaj rojes së sigurisë jashtë shtëpisë së Drake në Toronto
-
Princi Harry nuk mund të takohet me babanë, mbretin Charles gjatë vizitës në MB – shkas, agjenda e ngarkuar
-
Ariana Grande thotë se xhirimi i filmit “Wicked” ishte “transformues”
Lajmet kryesore
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut: Vendvotimet u hapën në kohë – nuk raportohet për parregullsi
-
Qendrat italiane në Shqipëri, Medihospes fiton kontratën e 133 milionë eurove
-
Gjenerali ukrainas Skibitsky: Tani nuk mund të fitojmë, kështu që Evropa është në rrezik
-
Durmishi arrin në Speciale për intervistim, nënshkroi “kontrata të dyshimta” për rrugën Prishtinë – Podujevë