![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/03/99-2.png)
Aksident trafiku në rrugën Drenoc-Malishevë.
Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten e 31 marsit në rrugën Drenoc-Malishevë.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor i Policisë për Rajonin e Gjakovës.
“Kemi dy të vdekur. Aksident në mes të dy veturave. Ngasësit e të dyja veturave kanë vdekur si pasojë e aksidentit”, tha Graishta për AP.
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/12/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-1-600x360-1.jpg)
Ai bëri të ditur se njësitet janë duke u merre me rrethanat që kanë sjellë deri tek aksidenti.
“Njësitet e stacionit policor Malishevë, trafikut rajonal dhe prokurori janë në vendngjarje”.
Ndër të tjera, shtoi aktualisht nuk ka detaje të tjera.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nis takimi trepalësh Bislimi – Lajçak – Petkoviç
-
Fabrika mbi 5 milionëshe e ujit në Ferizaj jofunksionale tash e 3 vjet, banorët s’kanë ujë të pijshëm
-
Konjufca të mërkurën në Shqipëri, merr pjesë në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës për Kadarenë
-
Ulutas e Zupançiç diskutojnë mbi situatën e sigurisë në Kosovë