Një tragjedi është regjistruar në orët e para të së dielës – rreth orës 05:00 të mëngjesit – në karnavalin e Strépy-Bracquegnies, një pjesë e qytetit belg të La Louvière-t.
Sipas shtypit belg, një makinë u përplas në turmë dhe la të paktën gjashtë të vrarë, 12 të plagosur rëndë dhe rreth 20 të plagosur lehtë.
Të dhënat paraprake i zbuloi kryebashkiaku i La Louvière, Jacques Gobert.
Rrethanat e sulmit janë duke u hetuar, por policia vendase sqaroi se është përjashtuar skenari i një sulmi terrorist.
“Është masakër”, tha një dëshmitar.
Ai shtoi se pas goditjes, mbi njëzet persona ishin në tokë kudo, në rrugë dhe në trotuare në një sipërfaqe prej 30 metrash.
“Dëgjuam një zhurmë të madhe që vinte dhe makina hyri mes njerëzve. Ajo shpejtoi dhe sa kuptuam se diçka po ndodhte, të gjithë ishin në tokë”, rrëfen prezantuesi i “Bel RTL”, Fabrice Collignon.
Shoferi vazhdoi rrugën, por më pas u kap, vëren kryebashkiaku më tej.
Ministrja e Brendshme belge, Annelies Verlinden, ka kontaktuar me kryebashkiakun, veçanërisht për të zbuluar nëse teza për sulm mund të përjashtohet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Largoi mjetin e vajzës nga vendi i aksidentit, arrest shtëpie për policin
-
Gjykimi ndaj ish eprorëve të UÇK-së vazhdon më 21 maj
-
“Ka një shkallë ndikimi në perceptim”, Xhaferi për përfshirjen e Kurtit në zgjedhje
-
The Telegraph: Një në tre gra në Mbretërinë e Bashkuar është e trishtuar – më keq se në Kosovë
Lajmet kryesore
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut: Vendvotimet u hapën në kohë – nuk raportohet për parregullsi
-
Qendrat italiane në Shqipëri, Medihospes fiton kontratën e 133 milionë eurove
-
Gjenerali ukrainas Skibitsky: Tani nuk mund të fitojmë, kështu që Evropa është në rrezik
-
Durmishi arrin në Speciale për intervistim, nënshkroi “kontrata të dyshimta” për rrugën Prishtinë – Podujevë