Paralajmërimi i Stoltenberg: Nëse Rusia sulmon kanalet e furnizimit të NATO-s për Ukrainën, ka sulmuar të gjithë Aleancën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se nëse trupat pushtuese ruse sulmojnë linjat e furnizimit përmes të cilave anëtarët e bllokut dërgojnë ndihma në Ukrainë, do të konsiderohet një sulm ndaj të gjithë Aleancës.
Deklarata e tij është cituar nga media amerikane “CBS News”.
Ai e bëri të qartë se ky veprim do të ishte një përkeqësim i rrezikshëm i luftës, në radhë të parë për Rusinë.
“Aleatët ndihmojnë Ukrainën të mbrojë të drejtën e saj për vetëmbrojtje, e cila është e sanksionuar në Kartën e OKB-së”, tha Stoltenberg.
Ish-kryeministri norvegjez theksoi se Rusia është agresori dhe Ukraina po mbrohet.
Nëse ka një sulm ndaj ndonjë vendi të NATO-s, territorit të NATO-s, kjo do të çojë në zbatimin e nenit 5.
Bëhet fjalë për një artikull sipas të cilit një sulm ndaj njërit prej vendeve anëtare të NATO-s konsiderohet si sulm ndaj gjithë Aleancës.
“Jam absolutisht i sigurt se presidenti Putin e di këtë dhe ne po eliminojmë çdo hapësirë për llogaritje të gabuara, keqkuptime mbi detyrimin tonë për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s”, ravijëzoi Stoltenberg.
Më herët, kreu i Komisionit të Këshillit të Federatës për Mbrojtjen e Sovranitetit Shtetëror, Andriy Klimov, tha se Rusia ishte gati të qëllonte ndaj automjeteve që importojnë armë nga Perëndimi në Ukrainë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rishfaqet qyteti shekullor teksa diga e Filipineve thahet gjatë valës së të nxehtit
-
Të ardhurat e Apple bien më pak nga sa pritej, pavarësisht fillimit të vështirë të vitit
-
14 ditët e fundit të regjistrimit të popullsisë – 1 milionë qytetarë u regjistruan
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA