Për të parën herë, festivali “Fem Fest” dedikuar gruas shqiptare ka çelur siparin e shfaqjeve artistike të këtij edicioni në Tiranë.
Kjo ditë e nisjes së festivalit nuk është e paqëllimtë. Përkundrazi, jepet ideja e një 8 Marsi ndryshe.
Festivali vjen me synimin për sensibilizimin e grave dhe për të ndryshuar realitete të trishta në jetën e tyre.
“Fem Fest” është ndërtuar me një platformë shfaqjesh mbresëlënëse me debate, këngë, muzikë, ekspozita, sfilata dhe një protestë këpucësh të kuqe.
Pjesë e festivalit janë artiste, aktiviste, shkrimtare, politikane dhe këngëtare që nëpërmjet zhanreve të ndryshme të artit u japin zë edhe problemeve që nuk fliten apo atyre që nuk dëgjohen.
Sakaq, të ardhurat e mbledhura nga biletat do të shkojnë për katër bursa studimi për studentet më të mira të Universitetit të Arteve.
Nisma është përshëndetur edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai ka përgëzuar nismën e artisteve dhe kauzën e një 8 Marsi ndryshe.
Po ashtu ka folur edhe për një prej nismave që favorizojnë gruan në familjen shqiptare.
“Vendosëm që ndihmën ekonomike t’ja jepnim grave sepse kishim parë që, kur ndihmën ekonomike e merrte burri, ajo shkonte menjëherë në një lokal ose në një pikë bastesh. Ndërkohë kishim parë se kur ndihmën ekonomike e merrte gruaja, ajo shkonte menjëherë për veshmbathje, për ushqime dhe për libra për fëmijët”.
Kështu ka thënë Veliaj, duke ravijëzuar se nuk ka kauzë më të denjë dhe më të vyer se sa arsimi i grave dhe vajzave.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
GJKKO rrëzon sërish Berishën dhe Malltezin, lihen në arrest shtëpie
-
Basha: Meta është kartë e djegur, harxhim kohe të merrem me të
-
Prezantohet strategjia e menaxhimit të Financave Publike, Gonzato: Prek disa kapituj të integrimit evropian
-
Amnistia penale është atentat kundër reformës në drejtësi, thotë Basha
Lajmet kryesore
-
Prezantohet strategjia e menaxhimit të Financave Publike, Gonzato: Prek disa kapituj të integrimit evropian
-
Nga lufta ndaj krimit te pavarësia e prokurorëve, qeveria shpalos 4 rekomandime për SPAK dhe Prokurorinë
-
Ministrja gjermane: Rusët janë pas sulmeve kibernetike ‘të pa tolerueshme’ të vitit të kaluar
-
Kosova shënon regres për 19 vende në indeksin e “Reporterëve pa Kufij” – gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike