Kanadaja planifikon të nisë një hetim për një fluturim të Aeroflot-it nga Miami në Moskë, i cili hyri në hapësirën ajrore kanadeze të dielën e 27 shkurtit.
Hyrja e tij ka shkelur një ndalim për të gjitha fluturimet ruse për shkak të sulmit të vazhdueshëm në Ukrainë.
“Jemi të vetëdijshëm se fluturimi 111 i Aeroflot-it ka shkelur ndalimin e vendosur më herët për fluturimet ruse që përdorin hapësirën ajrore kanadeze”, ka thënë Transport Canada.
Gjithashtu ka shtuar se, “po nisim një shqyrtim të sjelljes së Aeroflot dhe ofruesit të pavarur të shërbimit të navigimit ajror, NAVCAN”.
Nga ana tjetër, është theksuar se nuk do të ketë hezitime për të ndërmarrë veprimet e duhura dhe masat e tjera për të parandaluar shkeljet e ardhshme.
Më herët, ministri kanadez i Transportit, Omar Alghabra, ka njoftuar se hapësira ajrore e vendit ishte e mbyllur për të gjithë operatorët e avionëve rusë.
“Do ta mbajmë Rusinë përgjegjëse për sulmet e saj të paprovokuara kundër Ukrainës”, ka thënë ai në një postim në Twitter.
(1/2) We are aware that Aeroflot flight 111 violated the prohibition put in place earlier today on Russian flights using Canadian airspace.
— Transport Canada (@Transport_gc) February 28, 2022
Lexo ngjarjen e plotë duke klikuar KËTU.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vetëm SHBA-të mund ta ndalojnë sulmin e Izraelit në Rafah, thotë presidenti palestinez
-
Ora e xhepit e pasagjerit më të pasur të Titanikut shitet me çmim rekord
-
Haxhiu: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës hapë rrugë për adresimin e krimeve të luftës
-
Tritol banesës së gjyqtarit, reagon ministri i Drejtësisë
Lajmet kryesore
-
Meloni mbron publikisht Ramën dhe shqiptarët: U linçuan nga Rai vetëm sepse donin të ndihmonin Italinë
-
Tritol banesës së gjyqtarit, reagon ministri i Drejtësisë
-
Macron dëshiron të hapë debatin mbi parandalimin bërthamor evropian
-
Pas Prizrenit, më 2 maj edhe Tirana e dekoron Ali Ahmetin me titullin “Qytetar Nderi”