Kompania online e rrobave Asos është pronari më i ri i Topshop-it dhe markave të Philip Green. Ky vendim erdhi pas një marrëveshje prej 330 milionë paundësh.
Marrëveshja përfshinë edhe disa marka të tjera siç është ajo e Topman apo HIIT.
Asos operon vetëm në internet dhe nuk ka rënë dakord që të blejë dyqanet e markave, në këtë mënyrë ai ka vënë në rrezik punën e 2 mijë e 500 punëtorëve.
Ky nuk është problemi i vetëm pasi edhe puna e magazinave dhe zyrave qendrore vendosen në rrezik.
Vetëm 300 punonjës të zyrës qendrore do të kursehen si pjesë e marrëveshjes së Asos, për të ndihmuar në krijimin, partneritetin e blerjeve.
Agjencia e lajmeve The Guardian raportoi se vetëm Topshop ka të punësuar 4 mijë e 792 njerëz.
Marrëveshja nuk përfshin asnjë nga depot e Arcadia-s ose qendrën e shpërndarjes së saj.
Administratorët në Deloitte i kanë kërkuar Asos të marrë në konsideratë mbajtjen hapur të dyqanit kryesor Oxford Street të Topshop.
Marrëveshja i çoi aksionet e Asos gati 7% të hënën.
Ndërkohë, punëtorët e prekur komentuan në Twitter, duke thënë se ata kishin punuar për Topshop për dy vjet, por që menaxheri i tyre tani e ka marrë vesh se punët e tyre ishin në rrezik përmes raporteve të lajmeve të hënën.
Grupi online Boohoo konfirmoi javën e kaluar se kishte hyrë në bisedime ekskluzive për të blerë tre markat e fundit Arcadia: Wallis, Dorothy Perkins dhe Burton.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
The Weeknd dhuron dy milionë dollarë për të siguruar ushqim për mbështetje humanitare në Gaza
-
Mbreti Charles bën daljen e parë publike që nga diagnostikimi me kancer
-
Mbretëresha Camilla shfaqet në humor të mirë pasi mbreti Charles njofton kthimin në punën mbretërore në mes të diagnozës së tij të kancerit
-
Britney Spears thotë se nuk ka pasur “drejtësi” edhe pas zgjidhjes së çështjes së konservatorit