Skuadra e Inter-it është duke punuar për ta forcuar fazën e sulmit dhe i fundit që ka hyrë në dëshirat e zikaltërve, është futbollisti i Sassuolo-s, Gianluca Scamacca.
Sipas asaj që raporton ‘Gazzetta dello Sport’, drejtori teknik i Inter-it, Beppe Marotta dhe ai i Sassuolo-s, Giovanni Carnevali, kanë pasur një takim për të diskutuar për transferimin e sulmuesit italian.
Kampionët në fuqi të Italisë, e dëshirojnë transferimin e Scamacca-s gjatë afatit kalimtar veror, për të cilin janë duke përgatitur një ofertë joshëse në drejtim të Sassuolo-s.
Scamacca ka kontratë valide me Sassuolo-n deri në verën e vitit 2025, andaj sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, drejtuesit e klubit kërkojnë të paktën 30 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin në fjalë.
Kujtojmë që futbollisti 23 vjeçar është produkt i akademisë së Sassuolo-s, i cili pati disa huazime në klube të ndryshme italiane.
Ai u bë pjesë e ekipit A të Sassuolo-s në verën e kaluar, i cili në këtë sezon po mahnitë me paraqitjet e tij, duke shënuar nëntë gola në 23 paraqitje në Serie A.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ali Ahmeti ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës, Rama: Është ndër shqiptarët më të mirë të historisë kombëtare
-
Interpelanca/ Salianji: Situata e kriminalitetit është e rëndë, Balla: Në vitin 2023 niveli më i ulët i vrasjeve
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
Sulmet e Metës dhe paraqitja e Veliajt në SPAK, Gonzato: Nuk komentojmë hetimet, por e mbështesim prokurorinë