Gazetarja e pavarur kineze, Zhang Zhan, e cila raportoi vatrat e para të shpërthimit të coronavirus-it në Wuhan, u dënua nga gjykata e Shanghai-t me katër vite burg.
Zhan, 37 vjeç, u gjet fajtore për veprën e “provokimit të telasheve dhe grindjeve”. Këtë lajm e bëri të ditur avokati i saj, Zhang Keke. Pas vendimit, avokati deklaroi se “kjo akuzë përdoret shpesh nga qeveria kineze për të goditur disidentët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut”.
Si filloi ngjarja?
Në fillimi të shkurtit, gazetarja udhëtoi nga Shanghai drejt Wuhan-it për të raportuar mbi fillimet e pandemisë.
Për më shumë se tre muaj, ajo dokumentoi jetën në Wuhan në kushtet e karantinës. Sipas saj realiteti ishte i dhimbshëm, me spitale të tejmbushura dhe dyqane të boshatisur. Zhan postoi foto dhe video në aplikacionin WeChat, Twitter dhe Youtube. Dy të fundit janë të bllokuar në Kinë dhe nuk mund të shihen nga ip-të kineze.
Në maj, postimet e saj nuk shfaqeshin më në media sociale. Më vonë u bë e ditur se ajo ishte ndaluar nga policia dhe ishte kthyer në Shanghai. Sipas Amnesty International, Zhan kishte filluar një grevë urie në shenjë proteste.
Ndërkohë, avokati i saj, deklaroi se gjatë kohës që ajo ishte e ndaluar, po ushqehej “me forcë nëpërmjet një tubi që kalonte nga hunda dhe goja e saj”. Ai shtoi se ajo ishte lidhur nga duart në mënyrë që mos ta shkëpuste dot tubin.
Zhan u paraqit në gjyqin ndaj saj në një karrige me rrota. Ajo u shfaq shumë e dobësuar në krahasim me kohën kur u arrestua.
Sipas precedentëve penalë, ajo është arrestuar dhe në 2019 për të njëjtën akuzë.
Zhan është thjeshtë një ndër rastet e shumta të ndalimit të gazetarëve në Kinë që prej fillimit të pandemisë.
Media ndërkombëtare hedhin dyshime se Pekini zyrtar ka ndërmarrë gjatë gjithë kësaj kohe një fushatë propagande për të bërë përgjigjen ndaj pandemisë të duket e efektshme dhe ka ndaluar raportimin e gazetarëve të pavarur mbi coronavirusin./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
KSHZ: Dalja në zgjedhje presidenciale është 12.87 për qind, në zgjedhjet parlamentare 13.69 për qind
-
Emerging Europe: Përpos sfidave, ekonomia e Shqipërisë zë një vend të mirë
-
Brenda ekstremit të djathtë të Gjermanisë
-
Kurti e cilëson “absurde” kërkesën e Francës dhe Gjermanisë për dërgimin e draftstatutit të Asociacionit në Kushtetuese para anëtarësimit në KiE