![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/02/unnamed-18.jpg)
Kryeministri Edi Rama, njoftoi gjatë një bashkëbisedimi në media sociale se hetimi ndaj mjekut kardiokirurg Edvin Prifti, ka filluar pas një denoncimi të drejtorit të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.
“Në rastin e mjekut ka pasur një denoncim, që e ka përcjellë drejtori i spitalit në sistem”, u shpreh Rama.
Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) njoftoi të premten se mjeku u pezullua nga detyra për shkak të rregjistrimit të një bisede të sekretares së Gjykatës së Krujës e cila po marrte rryshfetin për kryerjen e një operacioni jashtë radhe.
SPAK nuk përmendi në njoftimin e tij denoncimin e drejtorit të spitalit, të përmendur nga Rama.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia shqiptare, në krah të kolegëve gjermanë në Dortmund
-
Spiropali nga Zvicra: Paqja e drejtë në Ukrainë, kontributi më i madh e premtues
-
Begaj nga Zvicra: Çdo proces paqeje duhet të drejtohet nga Ukraina
-
Begaj thotë se Shqipëria mbështet plotësisht propozimin e Zelenskyt, në Samitin e Paqes për Ukrainën