Lajme

Prizren: Konfiskohen 70 mijë euro mallra, arrestohen tre të dyshuar


Telefona te konfiskuar

Dogana e Kosovës ka zhvilluar një aksion ku janë konfiskuar pajisje teknologjike si telefona celularë dhe aksesorë tjerë.

Pas hetimit për disa mujor, njësitë e Doganës së Kosovës me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë bastisur shtatë lokacione të ndryshme ku ka pasur dyshime se mbahen mallrat e kontrabanduara.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, janë gjetur mallra të ndryshme (Telefona celularë, pjesë rezervë për telefona dhe aksesorë) pa origjinë dhe dokumentacion përcjellës.

Pajisjet e konfiskuara

Pas vlerësimit të mallrave është konstatuar se vlera e mallrave është 72 mije e 179.26 euro, derisa shmangiet nga detyrimet doganore janë 21 mijë e 509.41 euro.

Me këtë rast, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren, tre të dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore