Lidhja Demokratike e Kosovës po shkatërrohet në Podujevë, në një nga bastionet më të mëdha të saj, dhe këtë po e bën kryetari i vetë partisë, Lumir Abdixhiku, ka thënë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Agim Veliu.
Veliu, që ishte kryetar i shumëfishtë i Podujevës, nënkryetar i LDK-së dhe një nga figurat kryesore të partisë dikur, është shprehur i revoltuar edh me hapin e fundit të Abdixhikut, i cili ka thirrur Kuvend të jashtëzakonshëm për të zgjedhur kryetarin e ri të Degës së LDK-së në Podujevë.
“Ata që vitin e kaluar i dhanë goditjen e parë degës së LDK-së në Podujevë, duke e zhveshur nga kompetenca kryetarin dhe kryesinë e degës, po vazhdojnë misionin e tyre të shkatërrimit të degës”, shkruan ai.
“Të njëjtit, në krye me kryetarin e partisë Lumir Abdixhiku, sërish duke shkelur mbi statutin e LDK-së, qenkan mobilizuar gjatë natës dhe në mënyrë klandestine paskan thirrur një Kuvend të jashtëzakonshëm të degës në Podujevë”.
Veliu ka deklaruar se meqë “kuvendi i sotëm është kundërstatutar dhe i paligjshëm” ai nuk do të marrë pjesë “në një farsë të tillë”.
Sipas tij, aty “do të tentohet të kontrabandohet një kryetar i ri”, që nuk është as pjesë e strukturave të degës së LDK-së në Podujevë.
“Kjo që po bën Abdixhiku, me misionarët anti LDK të mbledhur rreth vetes, nuk është asgjë tjetër veçse një proces i shkatërrimit të degës në Podujevë, bastionit të fundit të LDK-së”.
Prejse Abdixhiku ka marr udhëheqjen e partisë, Veliu ka pasur pakënaqësi të vazhdueshme. Kjo edhe pasi kryetari i ri nuk e kishte zgjedhur atë që të jetë kandidat i LDK-së në Podujevë, por kishte vendosur një kandidat tjetër.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
Operacion antidrogë në Tiranë: Lëshohen 30 urdhërarreste, ekzekutohen 25 prej tyre
-
Hamasi: Opinioni negativ për negociatat me Izraelin, por le të ecim përpara
-
Policia kritikohet për reagimin e ‘vonuar’ ndaj dhunës në “Columbia University”
Lajmet kryesore
-
E enjtja e interpelancave – Opozita kërkon sqarime nga dy ministra
-
Puna e detyruar, çfarë parashikon projektligji i ri për studentët e mjekësisë
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
Biserko: Shpresoj që Kosova të bëhet anëtare e KiE-së, do ishte pozitive edhe për komunitetin serb