Inter-i është vetëm një hap larg nënshkrimit të mbrojtësit të majtë, Robin Gosens-it nga skuadra e Atalanta-s.
Marrëveshja mes dy skuadrave zikaltër thuhet se është arritur tashmë. Gjermani do të vijë në huazim me detyrim blerje për 25 milionë euro. Për futbollistin do të ketë kontratë katër-vjeçare me 2.5 milionë euro në sezon, plus bonuese.
Ndërsa marrëveshja me Gosens-in po shkon drejt finalizimit, Inter-i është hedhur në sulm për një tjetër marrëveshje.
Ish-lojtari i Lazio-s, Felipe Caicedo është sulmuesi që dëshiron Inter-i këtë merkato. Aktualisht pjesë e Genoa-s, sulmuesi shikohet si zgjidhja e shpejtë për sulmin e Inter-it.
Lautaro Martinez-i dhe Alexis Sanchez-i janë të angazhuar me kombëtaret në Amerikën e Jugut dhe pritet të rikthehen së shpejti. Joaquin Correa aktualisht është i dëmtuar. Edin Dzeko është i vetmi sulmues i disponueshëm.
Caicedo ka kontratë me Genoa-n deri në verën e 2024 dhe përfiton 2.5 milionë euro në sezon. Inter-i ka gati 750 mijë euro për kartonin e 33-vjeçarit, raporton “Tuttosport”.
Ndërsa paga e tij pritet të mbulohet nga ajo e Stefano Sensi-t që pritet të largohet në drejtim të Sampdoria-s.
Ekuadoriani numëron 138 paraqitje në Serie A. 36 gola dhe tetë asiste mbajnë emrin e tij. Caicedo ka një CV të pasur, pasi ka luajtur përveçse ekipeve të Serie A edhe me Lokomotiv Moscow, Levante, Manchester City, Basel, apo dhe Sporting Lisbonën ne Evropë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog