Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka raportuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar shtatë fatalitete nga COVID-19.
Ndërkaq shifra e infektimeve të reja nga COVID-19 ka qenë në 1 mijë e 824.
Gjithsej, sipas shifrave të ministrisë janë kryer 3 mijë e 667 testime.
Në ditët e fundit, shifrat e infektimeve pësuan një rritje të madhe për shkak të qarkullimit të variantit të ri Omicron.
Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Nga ana tjetër, janë shëruar 1 mijë e 824 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.
Tashmë ka nisur dhe procesi i vaksinimit për fëmijët mbi 12 vjeç. Si, dhe marrja e dozës së tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar gjashtë muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë
-
Meta paralajmëron të tjera dosje të nxehta nga SPAK, më të mëdha se “5D” e Bashkisë Tiranë
-
Ngrihet Kryesia Ekzekutive e Partisë së Lirisë
-
Shqipëria drejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit
Lajmet kryesore
-
Kearns kërkon të publikohen të gjeturat e sulmit në Banjë, kërkon që Kosovës mos t’i bëhet presion për Asociacionin
-
Gjykata Evropiane vendos: EncroChat dhe SkyECC nuk cilësohen prova
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë
-
Kryeziu tenton t’ia “ilustrojë” Stanos “de-përshkallëzimin” në veri: Prandaj, masat duhet të hiqen