Armando Broja ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e tifozëve të Chelsea-t. Me këta të fundit që kanë reaguar në mediat sociale.
Sulmuesi i huazuar nga Chelsea luajti për 90 minuta në përballjen mes Southampton-it dhe Manchester City-t. “Shenjtorët” arritën të ndalonin serinë e 12 fitoreve radhazi të “qytetarëve”.
Broja që numëron deri më tani pesë gola në Premier League ishte i pafat në këtë takim.
Ai shënoi një gol, që do i anulohej për pozicion jashtë loje. Do të ishte pranë fitimit të një 11 metërshi, por dhe në këtë rast ishte në pozicion jashtë loje. Ndërsa, për të vulosur fatin e keq në këtë takim, mendoi shtylla që do i mohonte golin në pjesën e dytë.
Megjithatë, Broja sa herë që kishte topin, arrinte të shkaktonte probleme te kundërshtarët. Ndaj nuk është befasi që Southampton-i kërkon nënshkrimin e tij sa më shpejtë të jetë e mundur.
Për tifozët e Chelsea-t shitja e Brojës do të ishte e papranueshme. Për fat të mirë ai ka nënshkruar kontratën deri në 2026 me blutë dhe në verë do të kthehet përsëri te ata.
“Armando po bëhet gjithnjë e më i mirë, ai është një lojtar shumë unik me pika të forta unike në lojën e tij, ai ka shpejtësi, është i fortë dhe është golashënues”, tha Thomas Tuchel-i për Brojën javën e kaluar në një intervistë për “Goal”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Edhe në mars Shqipëria me rekord trafiku pasagjerësh nga Rinasi
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Pentagoni pranon se SHBA-të kanë vrarë gabimisht një civil në sulmin në Siri në vitin 2023, raporton Washington Post
-
Britania e Madhe do të votojë pro Kosovës në Këshillin e Evropës