Lajme

Qeveria serbe u dorëzua para protestuesve – Rrëzon të gjitha aktet administrative të lidhura me Rio Tinto


Rio Tinto

Qeveria e Serbisë ka shfuqizuar dekretin për Planin Hapësinor të zonës me qëllim të veçantë për realizimin e projektit për shfrytëzimin dhe përpunimin e xehes së nefritit, me të cilin, sipas kryeministres Ana Brnabiç, janë anuluar të gjitha aktet administrative që kanë të bëjnë me kompaninë Rio Tinto.

Të gjitha vendimet, të gjitha lejet janë anuluar, ka thënë kryeministrja serb pas mbledhjes së Qeverisë, gjatë një konference të jashtëzakonshme për media.

Ajo shtoi se është shfuqizuar Grupi Punues për zbatimin e projektit Jadar, i cili, siç tha ajo, i ka plotësuar të gjitha kërkesat e protestave mjedisore dhe “i dha fund Rio Tintos në Serbi”.

“Me këtë, gjithçka që lidhet me projektin Jadar dhe Rio Tinto ka përfunduar”, ka deklaruar ajo, përcjell mediumi serb Beta.

Lëvizja “Kryengritja Ekologjike”, e cila bashkon organizata, shoqata dhe grupe qytetarësh, prej disa muajsh ka protestuar duke bllokuar rrugët, urat dhe qytetet e tëra në Serbi.

“Kryengritja Ekologjike” kishte insistuar që të ndalet projekti për kërkimin dhe gërmimin e litiumit në Serbi dhe të revokohen të gjitha lejet dhe të ndërpriten të gjitha kontratat.

Ndërsa kjo lëvizje i kanë dërguar ultimatum Qeverisë që të gjitha ato dokumente t’i bëjë publike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore