Një mocion i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që në rend dite të enjten e 20 janarit në Kuvend të Kosovës të përfshihet si çështje urgjente një debat parlamentar rreth ngritjes së çmimeve të energjisë, nuk e ka marrë përkrahjen e deputetëve të Kuvendit.
Iniciativa e PDK-së mori përkrahje nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mirëpo përkrahje nuk mori nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e cila qeverisë vendin.
Pro mocionit ishin 31 vota, ndërsa 57 vota ishin kundër.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në arsyetim të kërkesës së partisë së tij, ka thënë se debati shihet “me urgjencë” për shkak të përgjigjeve të Qeverisë.
“Kemi paraqitur debat parlamentar duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe informacione nga Qeveria për shtrenjtimin e energjisë”.
“S’e kemi menduar për sot, por duke parë përgjigjet e Qeverisë dhe kryeministrit që thotë ‘ku t’i gjej paratë’, kjo çështje është urgjente”, sipas PDK-së.
Tahiri tutje ka thënë se “s’ka çështje më të rëndësishme se kjo për të ditur se çfarë drejtimi po merr vendi ynë për këtë krizë energjetike”.
Seanca e Kuvendit është duke vazhduar me pika të tjera të rendit të ditës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përfundon aksioni i policisë në restorantin e Radojiçiç-it: Gjithçka ka shkuar në rregull
-
KSHZ: Deri në orën 13:00 votuan mbi 300 mijë qytetarë
-
Osmani kërkon nga guvernatori i Teksasit thellim të bashkëpunimit në fushën e tregtisë
-
“Të mendojnë për sigurinë e tyre, jo për Ukrainën”, bisedat e hakëreve që kryen sulm kibernetik ndaj Kosovës – Maqedonci për AP: Përtej motivit të hakmarrjes pati qëllim destabizlimin
Lajmet kryesore
-
KSHZ: Deri në orën 13:00 votuan mbi 300 mijë qytetarë
-
Emerging Europe: Përpos sfidave, ekonomia e Shqipërisë zë një vend të mirë
-
“Të mendojnë për sigurinë e tyre, jo për Ukrainën”, bisedat e hakëreve që kryen sulm kibernetik ndaj Kosovës – Maqedonci për AP: Përtej motivit të hakmarrjes pati qëllim destabizlimin
-
Kurti thotë se “s’ka faj” nëse dështon Kosova