Një aksident trafiku ka ndodhur të martën e 18 janarit në Bullgari, në mes të një autobusi të kompanisë “Shero Tours” dhe një kamioni – kësisoj u mbyll përkohësisht edhe qarkullimi në unazën e Kyustendilit.
Bazuar në informacionet e mediave bullgare, nga aksidenti ka pësuar lëndime vetëm shoferi i autobusit, ndërkaq që të 29 pasagjerët e tjerë, mes të cilëve edhe 9 fëmijë, kanë shpëtuar pa lëndime.
Ata u transportuan në ambientet e bashkisë me ngrohje, ku u pajisën me pije të nxehta dhe iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore.
Sipas të dhënave fillestare, drejtuesi i kamionit është ndalur dhe ka dalë nga rruga për shkak të një peme të rënë. Ai u përpoq të ndalonte autobusin që vinte pas tij, por automjeti u përplas me kamionin.
Për shkak të aksidentit është kufizuar përkohësisht qarkullimi në të dy drejtimet në rrugën Sofje – Pika kufitare Gueshevo, në zonën e kthesës për fshatin Skrinyano.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rishfaqet qyteti shekullor teksa diga e Filipineve thahet gjatë valës së të nxehtit
-
Të ardhurat e Apple bien më pak nga sa pritej, pavarësisht fillimit të vështirë të vitit
-
14 ditët e fundit të regjistrimit të popullsisë – 1 milionë qytetarë u regjistruan
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA