Odaloviç: Është absurde që Kurti të ketë votuar në Shqipëri dhe serbët nuk s’munden në vendin e tyre
Kryetari i Komisionit për Persona të Zhdukur në Qeverinë e Serbisë, Veljko Odaloviç, tha se është absurde që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në një shtet tjetër – në Shqipëri, e serbët nuk munden në vendin e tyre, duke aluduar në Kosovën.
“Forca e atyre që e bindin është shumë më e madhe se mënyra se si veprojnë dhe ndërmjetësuesit amerikanë, të gjithë kanë mekanizma”, thotë Odaloviç në RTS.
Odaloviç shtoi se dialogu është zgjidhja e vetme që do ta detyrojë Prishtinën të gjejë një zgjidhje.
“Ky moment është alarm për komunitetin ndërkombëtar që të kuptojë se çfarë po ndodh në Kosovë”, thekson Odaloviç.
Ndryshe me 76 vota për asnjë kundër dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së shtunë të 15 janarit në një seancë të jashtëzakonshme e ka miratuar rezolutën kundër Referendumit serb të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Rezoluta kundër mbajtjes së referendumit serb në territorin e Kosovës e propozuar nga Grupi Parlamentare i Lëvizjes Vetëvendosje u mbështet edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Grupi Parlamentar multi-etnik.
Ndërsa këtë seancë të jashtëzakonshme nga fillimi e kishte bojkotuar Partia Demokratike e Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gërvalla, presidentit të Komitetit të Ministrave të KiE-së: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim
-
LDK: Edhe një vendim anti-kushtetues i Qeverisë
-
Partitë kryesore spanjolle kundërshtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës
-
Qeveria: Raportin për Banjën e kemi dorëzuar në BE qysh në vitin e kaluar
Lajmet kryesore
-
Zbardhen bisedat e skemës abuzive te Onkologjiku: Mjekët dërgonin pacientët te privati, ilaçet për tumorin i çonin nëpër farmaci
-
BSH: Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme rritje me 71%
-
Bardella premton të ndalojë shtetasit e dyfishtë nga disa punë shtetërore në Francë
-
Gërvalla, presidentit të Komitetit të Ministrave të KiE-së: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim