Skitarja kosovare, Kiana Kryeziu do të jetë në Lojërat Olimpike Dimërore, “Pekin 2022”.
Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, të cilët njoftuan se Kryeziu ka arritur të fitojë normën olimpikë, për të marrë pjesë në Pekin.
Kiana hyn në histori, pasi që bëhet është femra e parë që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore.
17 vjeçarja, gjatë ditës së premte ka plotësuar edhe kriterin e pestë në Kronplatz të Italisë, ku përfundoi e 51-ta në disiplinën e sllallomit të madh.
Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” do të mbahen në Pekin të Kinës, prej 4 deri më 20 shkurt.
Ekipi Olimpik i Kosovës do të marrë pjesë për herë të dytë në Lojërat Dimërore, pas debutimit në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”.
Ndërkohë, normën olimpike nga Kosova e ka fituar edhe skitari tjetër, Albin Tahiri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Me mbi 75% e votave të numëruara “Fronti Evropian” ka 20 mijë vota më shumë se “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
Kasami: Nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit me VMRO-DPMNE