Në oazën ideore që jetojmë, Lea Ypi na erdhi freskueshëm. Libri i saj “Të Lirë”, na tregoi një lehtësi shkrimore që s’e kishim deri më tani.
Sforcimet letrare dhe shkencore që lexojmë në përditshmëri janë brum tejet i rëndë për t’u përtypur, e assesi të tretshme.
Një mendimtare që ka zgjedhur një kombinim, sipas konsensusit të filozofëve, të pamundur, Kantin dhe Marksin, na i theu idetë e djathta e konzervatore bashkë me ato të majta e përparimtare.
Ne s’kemi shumë çka të konzervojmë, dhe jo shumë çfarë të progresojmë, dhe mbase Lea Ypi rrok më së miri asnjënësinë tonë.
Çfarë ndryshimi përbën ajo? Është autentike. Jo majtësia e saj, por përmbajtësia e saj.
Nëse Marksi konsideronte se “gjithçka çfarë është solide shkrihet në ajr”, Lea Ypi përfaqëson konkretësi jo-ajrore, jo siç ndodh rëndon me filozofët, çfare edhe David Hume i quante “airy sciences that only have the air of science”.
Kemi një universitet të tërë komentuesish të filozofisë, dhe dy ose treve që i kishim (mendoj unë) në tërë Kosovën që BËJNË filozofi, iu shtua, shkurtazi, edhe një e katërt. Lea.
Ndonëse në Prishtinë erdhi me dy emra të papërbashkueshëm, ajo i kredizoi si coincidentia oppositorum, dhe për neve ishte koinçidencë, vetëm, dhe këtu mbase edhe s’pajtohem me Lean, por i duartrokas autenticitetit të saj.
Mendoj se Lea na duhet, për goditjen e saj të shtigjeve që ne i kemi mbyllur pa i ecur asnjëherë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ali Ahmeti ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës, Rama: Është ndër shqiptarët më të mirë të historisë kombëtare
-
Interpelanca/ Salianji: Situata e kriminalitetit është e rëndë, Balla: Në vitin 2023 niveli më i ulët i vrasjeve
-
Versioni i Trump: Sërish dhunë nëse nuk fitoj? Varet
-
Sulmet e Metës dhe paraqitja e Veliajt në SPAK, Gonzato: Nuk komentojmë hetimet, por e mbështesim prokurorinë