Në orët e para të së premtes, në afërsi të rrethit të Selitës, një mjet tip “Mazda” është hedhur në erë, ndërsa ishte në lëvizje.
Ngjarja sipas njoftimit të policisë ka ndodhur rreth orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re.
Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi M. H., 42 vjeç dhe pasagjeri S. D., 26 vjeç.
Autoritetet deklarojnë se incidenti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.
Të plagosurit janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com