Ministri i Jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan bin Abdullah, të martën e 4 janarit, u takua me homologun e tij grek, Nikos Dendias, në Athinë.
Bisedimet kishin në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe hapat konkretë në forcimin e tyre në të gjitha fushat.
Dy ministrat e Jashtëm të vendeve respektive trajtuan gjithashtu çështje me interes ndërkombëtar dhe rajonal.
Gjithashtu kanë nënvizuar dhe rëndësinë e koordinimit pozitiv midis Riadit dhe Athinës.
Kjo për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, si mënyra më e mirë për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin, si dhe për të luftuar terrorizmin në Lindjen e Mesme e në botë.
Princi ka shprehur qëndrimin e tij mbi negociatat penguese të Vjenës, për marrëveshjen bërthamore të Iranit.
Ata theksuan rëndësinë e mbështetjes së përpjekjeve ndërkombëtare, që synojnë parandalimin e Teheranit, nga marrja e armëve bërthamore.
Gjithashtu, theksoi nevojën për t’u përballur me shkeljet e marrëveshjes nga Irani, të cilat bien ndesh me deklaratat e tij për paqen.
Princi Faisal bin Farhan bin Abdullah dhe Dendias diskutuan gjithashtu mundësitë për të zhvilluar marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes Arabisë Saudite dhe Greqisë, si vijimësi e Vizionit të Mbretërisë 2030.
Marrë nga Asharq Al-Awsat, përshtatur për Albanian Post.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rishfaqet qyteti shekullor teksa diga e Filipineve thahet gjatë valës së të nxehtit
-
Të ardhurat e Apple bien më pak nga sa pritej, pavarësisht fillimit të vështirë të vitit
-
14 ditët e fundit të regjistrimit të popullsisë – 1 milionë qytetarë u regjistruan
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA