Votohet kryesuesi, konstituohet Asambleja – Prishtina s’ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme
Është dashur një rend i tretë votimi që Asambleja e Komunës së Prishtinës të bëhet me kryesues të ri dhe në këtë mënyrë të konstituohet Kuvendi Komuna dhe kryeqyteti të mos ketë nevojë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Fehmi Kupina nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jetë kryesues, pasi ka marrë 25 vota nga 51 asamblistë sa ka Kuvendi Komunal i Prishtinës.
Zgjdhja e Kupinës erdhi vetëm pasi LDK arriti koalicion në nivel lokal me Partinë Demokratike të Kosovës.
Kupina, pos 14 votave të LDK-së, ka marrë edhe nëntë nga asamblistët e PDK-së dhe nga një të Nismës e Lëvizjes për Bashkim.
Në dy raundet e para kërkohej shumica e thjesht nga 51 asamblistë sa janë gjithsejtë, porse nuk është arritur, derisa për raundin e tretë mjaftonin 25 vota, pasi duhej vetëm shumica e atyre që marrin pjesë në votim.
Marrëveshja me PDK-në
Ende nuk është bërë publike marrëveshja e arritur në mes të LDK-së dhe PDK-së, mirëpo nga ajo çfarë është kuptuar deri tani, besohet se PDK-ja do të udhëheqë me plotë katër drejtori.
Bëhet fjalë për Drejtorinë e Arsimit, të Kulturës, Inspekcionit dhe Drejtorin e Planifikimit.
Seanca e sotme, AAK lëshoi sallën
Asamblistët e Aleancës për Ardhmërinë e lëshuan sallën në të cilën po mbahej seanca për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, menjëherë pasi Lidhja Demokratike e Kosovës, propozoi që Fehmi Kupina të jetë kryesues i Kuvendit Komunal.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama deklaroi se “nuk e kam kuptuar pse janë larguar nga salla asamblistët e AAK-së”.
Duke shtuar se me “Partinë Demokratike të Kosovës kanë një energji pozitive të bashkëpunimit”.
Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje, bëri me dije qysh herët se asamblistët e tyre do të marrin pjesë në seancë.
Sikur të mos votohej kryesuesi, fitorja e jashtëzakonshme e Përparim Ramës nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Prishtinë mund të mbetej vetëm si një moment elektoral suksesi dhe asgjë më shumë.
Pasi 7 janari ishte afati i fundit sipas ligjit që mund të bëhej votim, meqë bëhen 30 ditë që kur Rama është betuar si kryetar i Prishtinës.
Po ashtu, në të njëjtën u patën betuar anëtarët e Kuvendit Komunal dhe sipas Ligjit për Qeverisje Lokale, kryesuesi duhet të zgjidhet brenda 30 ditëve pas betimit të anëtarëve të Kuvendit Komunal.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Popullariteti i SHBA-ve tkurret në mbarë botën, tregon raporti
-
Komisioni Hetimor për TIMS publikon listën e dëshmitarëve që do të pyeten: Balla, Rrumbullaku e Hyseni mes tyre
-
“VLEN”: Jemi fitues absolut në kampin shqiptar
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
Lajmet kryesore
-
“Fronti Evropian” shpallë fitoren
-
Komisioni Hetimor për TIMS publikon listën e dëshmitarëve që do të pyeten: Balla, Rrumbullaku e Hyseni mes tyre
-
Rama ‘sfidon’ drejtësinë e SPAK të zbardhë të vërtetën, pasi Bardhi tha se është thirrur të dëshmojë për çështjen e “rihapur” ndaj Olsi Ramës
-
“VLEN”: Jemi fitues absolut në kampin shqiptar