Shqipëria

Vlorë/ Shpërthen makina e parkuar pas vënies së eksplozivit


Një makinë e parkuar në Hajro Çakërri të Vlorës, e parkuar prej kohësh në një rrugicë, ka shpërthyer gjatë orëve të mbrëmjes.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 18:30, makinës tip Volkswagen Passat në pronësi të shtetasit B.S., ka shpërthyer për shkak të vendosjes së një sasie të vogël lënde plasëse.

Automjeti ka qenë i parkuar prej kohësh në rrugicë, pasi pronari i mjetit ndodhet jashtë vendit.

Ndërsa, grupi i punës, ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore