Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në Veriun e Kosovës, pas bastisjes nga organet e rendit në Leshak të Leposaviçit.
Arrestimi ka ndodhur për shkak se gjatë operacionit policor është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike, që dyshohet se është e llojit kokainë, në mbi një kilogram.
“Hetuesit policorë kanë arritur të lokalizojnë vendbanimin e të dyshuarit në Leshak të Leposavicit”.
“Më pas policia ka kërkuar nga organet e drejtësisë urdhër për kontroll të banesës, pas pranimit të urdhrit policia ka kontrolluar banesën e të dyshuarit. Aty policia ka gjetur dhe konfiskuar: katër paketime me substancë që dyshohet të jetë kokainë me peshë të përgjithshme një mijë e 287 gr, dhe sekuestruar një mijë e 200 euro, 12 mijë dinarë dhe dy telefona”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas njoftimit thuhet se ndaj të dyshuarit M.V., me shtetësi të Serbisë dhe Holandës, iniciohet rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”.
Pas intervistimit nga hetuesit policorë, në prezencë të avokatit, me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rishfaqet qyteti shekullor teksa diga e Filipineve thahet gjatë valës së të nxehtit
-
Të ardhurat e Apple bien më pak nga sa pritej, pavarësisht fillimit të vështirë të vitit
-
14 ditët e fundit të regjistrimit të popullsisë – 1 milionë qytetarë u regjistruan
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA